Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Aktori i njohur i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë

Nga A2 CNN
30 Mars 2024, 20:04 | Aktualitet

Aktori i njohur i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila për fat të mirë ka rezultuar me sukses.

Ministria e Shëndetesisë njofton se “Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës”.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli