Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët

Nga A2 CNN
30 Mars 2024, 22:26 | Aktualitet

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkët. Besimtarët në kryeqytet iu drejtuan katedrales së "Shën Palit" në të shtunën e madhe ku u mbajt mesha e shenjtë. 

Ndërsa, e diela për të gjithë besimtarët katolikë është dita e Ringjalljes së Krishtit. Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit.

Meshën në Katedralen e Shën Palit e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për t'u vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë. 

Edhe A2 CNN i bashkohet urimeve duke uruar të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar Pashkët! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos