
Jahti “Infinity Nine” rimorkiohet drejt Portit të Durrësit pas një defekti në motor.
Kapiteneria e Portit të Durrësit ka zhvilluar operacionin për rimorkimin e jahtit “Infinity Nine”, me flamur të Maltës, pasi mjeti lundrues kërkoi ndihmë për shkak të një defekti në motorë, rreth 20 milje detare në perëndim të Bisht Pallës.

Rimorkimi u realizua në bashkëpunim me anijen “Nautica”, në pronësi të Albsea Transport, e cila po lundronte në afërsi me destinacion Portin e Durrësit.
Sipas Kapitenerisë së Portit, jahti pritet mbërriti rreth mesnatës në radën e Portit të Durrësit.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )