“Sakrifica që i la vetëm”, braktisja, "plagë" që dhemb te moshat e treta

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
21 Shkurt 2024, 15:09 | Aktualitet

Braktisja nuk ka prekur vetëm fshatrat e largët nga qendrat urbane, por edhe fshatra fushore si Mollasi në Elbasan. Sot në këtë fshat që dikur numëronte mbi 1500 banorë sot janë më pak se çereku.

Ato që vijojnë të qëndrojnë në fshat, natyrisht në shumicë është moshë të tretë. Pikërisht është kjo moshë, që po ndjen më shumë efektet e braktisjes teksa i shikon vetëm të hapin kangjellat e banesave, që dikur i kanë patur plot me fëmijë.

74-vjeçarja Kadrie Selimi, tregon sakrificat ne shumë punë që ka kryer në jetë për të rritur fëmijët, dhe tani nuk ka asnjë pranë.

Të vetmet gjallesa që shtyn orët janë shpendët e oborrit.

Largimi i njerëzve frenon zhvillimin më tej të zonës, pasi që nga shkollat e kopshtet e për të vijuar më pas me dyqanet dhe njësitë e shërbimit mbyllen dita-ditës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë