Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Shqipëria në epidemi gripi, mbi 17 mijë raste në javë, kryeson Tirana me më shumë fëmijë të prekur

Nga Ornela Joti
24 Janar 2024, 15:13 | Aktualitet

Shqipëria ka hyrë në epideminë e gripit. Mbi 17 mijë raste me infeksione respiratore raportohen të prekur këtë javë, ose 11% më shumë se sa javën e dyte të janarit. Shifrat janë edhe më të larta pasi jo te gjitha rastet I drejtohen qendrave shëndetësore dhe apo mjekut të familjes.  Referuar edhe buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, kurba e infektimeve nga gripit i tipit A H1n1 dhe i tipit B  vetëm po rritet.

Javën e trete të janarit vihet re rritje e infektimeve tek fëmijët e moshave shkollore dhe më pak raste tek të rriturit dhe tek të  moshuarit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht mbizotërojnë rastet më grip tek fëmijët e çerdheve dhe të kopshteve, ndjekur nga mosha shkollore 5 deri 14 vjeç. 

Tregues i  rritjes së sëmundshmërisë në moshat pediatrike janë qendrat shëndetësore dhe urgjencat pediatrike. Mjekët  pediatër thonë se javën e fundit ka një fluks të shtuar vizitash nga komplikacionet e gripit apo dhe mbivendosje me virozat e tjera ne qarkullim. 

Për shkak edhe të numrit të lartë të popullsisë, Tirana vijon të kryesojë për numrin më të lartë të rasteve më grip dhe infeksioneve të tjera në rang vendi. Ndërsa këtë jave raportohen infektime të shtuara në Peqin, Përmet dhe Mat.

Piku i infektimeve nga gripi  pritet të arrihet në fund të janarit, në fillim të shkurtit, dhe referuar viteve te tjera rastet në këtë periudhë kanë kaluar shifrën e  20 mijë të prekurve në javë.  Specialistët e Shëndetit Publik thonë se deri në muajin mars do të jemi në sezonin epidemik te gripit. Ata I bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktet gjatë ditëve kur janë të sëmure dhe  fillimisht ti drejtohen mjekut të familjes pranë qendrave shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli