Në dy vitet e fundit në Vlorë është shënuar një rritje e rasteve të abuzimit seksual më të mitura. Por sipas psikologëve të fushës, kjo nuk do të thotë që më parë nuk ka patur raste, por se aktualisht vërehet edhe një ndërgjegjësim më i madh në raportimin e rasteve të abuzimit dhe këtu luajnë rol edhe rrjetet sociale që ashtu si përdoren si kurthe për minorenet, ashtu mund të shërbejnë edhe për sensibilizim.
Natyrisht që në bisedat e përditshme psikologët konstatojnë që ka ende raste që nuk raportohen ashtu sikurse ka raste që minorenet nuk e kuptojnë abuzimin që mundtë kryhet me to.
Për këtë arsye psikologët apelojnë institucionet që të jenë më të vëmendshme me këto raste ashtu sikurse një apel mjaft I rëndësishëm u shkon edhe prindërve.
Mosha më vunerabël që bien preh e abuzimit seksual janë fillimet e adoleshencës, 13 vjeç e lart.
(A2 Televizion)