“Skandaloze”, Xhelal Mziu acarohet me Ramën: Thirri mendjes, jep dorëheqjen, mos shantazho protestuesit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 21:11 | Aktualitet

Kryeministri t'i thërrasë mendjes dhe të japë dorëheqjen. Ky është apeli që deputeti idemokrat Xhelal Mziu i bëri kreut të qeverisë në ditën e 24 të protestës qytetare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në Off the Record më Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se rama popërdor çdo instrument për të bërë pis protestën.

“Shqipëria është ngritur për të dhënë dorëheqjen dhe kryeministri merret duke luajtur rolin e kryepatronazhistit që mbledh grupin parlamentar dhe ju bën presion. Mbledh ministrat të njëjtën gjë. Mbledh zëvendës ministrat të njëjtën gjë bën. Pra, një kryeministër që nuk po lë asnjë lloj instrumenti ligjor dhe antiligjor për ta bërë pis protestën. Dhe rasti në të cilën nxori sot një letër që është skandaloze, një kryeministër që drejton gishtin se ka grupe që vijnë nga vëllai i tij Vuçiçi, apo ka grupe që vijnë nga Irani apo të tjerë, është absurde kur dalin nga goja një kryeministri, në një kohë që ata qytetarë kanë dalë me vullnetin e tyre të lirë dhe që u mbush nga e gjithë diaspora për të reaguar ndaj një kryeministri që deri më dje krenohej që kishte marrë votat e diasporës. Por koha tregoi dhe njëherë që ato votat e diasporës kishin mbyllur atë ciklin brenda KQZ-së sepse nëpërmjet DHL-së nuk mund ta kishin luajtur një rol të tillë. Pra kryeministri mos tentojë për të bërë pis njerëzit, mos tentojë për të përdorur instrumenta shantazhues, por kryeministri duhet t'i thërrasë mendjes, të japë dorëheqjen dhe t'i lërë qytetarët shqiptarë që të votojnë si gjithë qytetarët e rajonit dhe të Evropës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos