E ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, njëherazi koordinatore anti-trafik. Ajo ka folur në lidhje me nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin.
Sipas Gjebreas, informacioni në lidhje me këtë çështje ka qenë disi i limituar, megjithatë ajo u shpreh se kjo nismë mbetet një sfidë për vendin tonë, kapacitetet dhe strukturat e saj. Ajo vuri në dukje faktin se duhet të presim se si do të përballohet ky fluks nga Shqipëria.
Çfarë ju thotë marrëveshja me kaq sa keni parë deri më tani?
Dje dhe sot kanë ndjekur me vëmendje mediat, ndërsa nga ana tjetër edhe informacioni ka qenë deri diku i limituar. Kjo është një sfidë për Shqipërinë, kapacitetet dhe strukturat e saj. Do të presim të shohim se si do të përballohet ky fluks. (A2 Televizion)