Turistët e huaj në Gjirokastër marrin edhe “zanat”

Nga Rigels Malile
11 Nëntor 2024, 14:49 | Aktualitet

Turistët e huaj në Gjirokastër jo vetëm që mund të shijojnë arkitekturën, të njihen me historinë, të provojnë kulinarinë dhe gjithçka tjetër që ofron qyteti i mbrojtur nga UNESCO, por mund të marrin pjesë edhe në një nga zanatet më të vjetra të këtij qyteti.

Mjeshtri i gdhendjes së drurit, Viktor Nurçe, organizon prej disa kohësh kurse për turistët e huaj se si të gdhendin drurin, shkruan A2 CNN. Ajo që është më e rëndësishme në këto klasa të veçanta është njohja e turistëve të huaj me historikun e gdhendjes së drurit dhe me atë që përfaqëson ky artizanat në shtëpitë e vjetra gjirokastrite.

Vetë turistët e huaj shprehen të kënaqur me këtë eksperiencë të veçantë dhe informacionin që marrin rreth këtij zanati, ndërsa punimet që realizojnë i marrin me vete si një copëz konkrete të eksperiencës së tyre në Gjirokastër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos