Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish që në orët e para të mëngjesit nga reshjet e dendura shiu. Kaq ka mjaftuar që në disa nga rrugët e qytetit të rikthehen përmbytjet.
Më problematike përmbytjet janë shfaqur në rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 17, si dhe pjesërisht në lagjen 18.
Në këto rrugë niveli i ujit arriti të dalë mbi trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Përkeqësimi i motit për momentin nuk ka sjellë probleme në port, ndërsa përkohësisht të bllokuara do të jenë mjetet lundruese të tonazhit të ulët, si dhe anijet e peshkimit. (A2 Televizion)