Zjarr masiv në pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit

Nga Artin Halili
1 Prill 2024, 17:21 | Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit. Burime pranë shërbimit zjarrfikës bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët mbi fshatin Leminot.

Flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga era e fortë që në disa vende të caktuara ka përfshirë dhe bimësi të lartë pyjore.

Zjarr masiv në pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit

Për të izoluar flakët janë duke punuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës.

Zjarr masiv në pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit

Terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse të cilët po përpiqen për të shkuar deri në afërsi të vatrave të zjarrit. Nga ana tjetër po punohet për të mësuar shkakun e zjarrit pasi nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë zjarr i qëllimshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos