Ia kalojmë edhe Bashkimit Europian për normën e rritjes së çmimeve sidomos atyre të konsumit. Indeksi harmonizuar i Çmimeve ose thënë ndryshe inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat për muajin dhjetor qëndroi në 4.5%.
Teksa sipas Institutit të Statistikave matësi i ndryshimit të çmimeve u rrit në 4.% në fundvit, sipas përllogaritjes së Bashkimit Europian ky tregues qëndron mbi normën e përcaktuar. Për ekspertët e ekonomisë presioni kryesor në inflacionin e lartë vjen nga paraja informale.
“Ardhja e turistëve në Shqipëri sjell më tepër më kërkesë për produktet duke ushtruar presion mbi çmimin. Por një gjë tjetër e cila ndikon në mënyrë të fshehtë është sasia e parave në ekonomi që vijnë nga rrugët e tjera. Dhe kjo ushtron presion më të madh.”, thotë Pano Soko, ekspert ekonomie.
Ushqimet janë kategoria që ndikoi më shumë në inflacion. Mesatarisht për vitin 2023 sipas Eurostat inflacioni tek ushqimet qëndroi në nivelin e 9.7% teksa sipas metodologjisë së Instat rezulton në 9.5%.
Teksa goditen edhe më shumë nga inflacioni i lartë, përkthyer tek shtresat në nevojë sesa u prekën në 2023, konkretisht 1 i moshuar pagoi një pension të tërë për të përballuar rritjen e çmimeve.
Thënë ndryshe për një pension mesatar 17 mijë e 350 lekë dhe inflacion mesatar 9.7% një pension pagoi 1 mijë e 566 lekë në muaj ose 18.7 mijë në vit.
“Pasojat kryesore mbi të cilin goditet shoqëria shqiptare është shtresa e konsumit. 95% e shtresës përgjegjëse për konsumin është shtresa e ulët e cila merr dhe goditjen më të madhe. Brenda një muaji ti mund të kesh dyfishim të të varfërve vetëm për shkak të mënyrës së menaxhimit të inflacionit.”, vijon Soko.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria me 4.5% renditet pas Serbisë 7.5% për inflacionin e lartë teksa Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë një inflacion më të ulët, përkatësisht 3.8% dhe 2.3%. Vendet me inflacionin më të lartë në Europë janë Turqia 64.9% dhe Çekia 7.6%
(A2 Televizion)