Çfarë po bën qeveria për të rritur produktivitetin e një biznesi?
Kjo pyetje ka shkaktuar debat në studion e A2 Business me gazetaren Aurora Sulçe, ku deputetja socialiste Milva Ekonomi dhe këshilltari ekonomik i PD, Dorian Teliti kanë ndarë mendime të ndryshme.
Teksa Ekonomi vuri theksin të futja e Inteligjencës Artificiale dhe robotikës, Teliti nuk ka qenë dakord, madje nuk i ka kursyer as ironitë.
Milva Ekonomi: Qeveria ka bërë kodimin, ka bërë Inteligjencës Artificiale
Dorian Teliti: E ka bërë bota Inteligjencën Artificiale
Milva Ekonomi: E ka bërë bota, e kemi marrë dhe ne pra, dhe nga ana tjetër, të gjithë procesin i bërjes së punës është një proces që zhvillohet me biznesin…
Dorian Teliti: Zotria ka dhi dhe dele, si të rrisë produktiviteti i këtij katunari
Milva Ekonomi: E ke parë fermën se si e ka bërë ai? E ka bërë me robotikë, e ke parë
Dorian Teliti: Bariu me Ipad i thonë kësaj
Milva Ekonomi: Bariu me Ipad është gjëja që do ndodhi
Dorian Teliti: Bariu 2030 ashtu do jetë (…)
Milva Ekonomi: Bariu ka nevojë për robotikën dhe automatikën që në fermat e mëdha, ai bariu di ta përdori ipad edhe nga shtëpia, edhe ai që ka serën në bujqësi di të bëjë shpërndarjen e ujit me smart
Dorian Teliti: Do identifikojë kush është delja më e shpejtë dhe dhia më e aftë
Milva Ekonomi: Po natyrisht, ik shikoji (A2 Televizion)