Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%

Nga Marjo Brakaj
9 Janar 2024, 18:07 | Ekonomi

Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%

Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2 për qind këtë vit.

Shtetet me rritjen më të pakët në Ballkanin perëndimor pritet të jenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në rang botëror, ekonomia pritet të rritet me vetëm 2.4 për qind këtë vit, niveli më i ulët i dekadave të fundit.

Ekonomia në rajonin e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet në 3 përqind në vitin 2024, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale.

Rritja ekonomike për rajonin pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike për Shqipërinë në 2024 parashikohet të jetë 3.2 për qind.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli