Reforma Territoriale, Mazniku: Mund të ndërhyhet sërish, po rishikohen planet ekonomike të bashkive

Nga Marinela Lina
1 Dhjetor 2023, 20:49 | Ekonomi

Qeveria mund të ndërhyjë sërish në reformën territoriale të miratuar që prej vitit 2014. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në emisionin A2 Business. 

Për evidentimin e problematikave por dhe planeve ekonomike që kanë, Ministri i shtetit por kryen një sër takimesh në bashkitë e vendit.

“Janë rreth 45-46 bashki të vendit në ditët vijim do takojmë dhe bashktië e tjera. Ky është takim me vlerë kuptojmë problematikat që kanë. Janë një sër që mund të prekin shumë bashki por dhe janë në mënyrë individuale.”

Përtej problematikave të evidentuara, ministri Mazniku e konsideroi këtë reformë një sukses të jashtëzakonshëm.  Nga puna e kryer deri më tani në terren ministry tha se po bëhet një evidentim i bashkive të cilat kanë një plan të qartë ekonomik.

“Në këndvështrim financiar reforma ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Dhe reforma ka ndikuar në një situatë më të shëndetshme për bashkitë. Nëse do të kishim pasur 371 bahski akoma do kishte qenë situatë 10 herë më problematike seç është sot.”

Në buxhetin e viti 2024 zëri i dedikuar bashkive arrin në 72 miliardë lekë, ndërsa fondet do të jenë më së shumti të përqendruara tek emergjencat civile.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024