Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Shqiptarët po marrin më shumë kredi, pavarësisht normave të interesit

Nga Marjo Brakaj
30 Nëntor 2023, 15:37 | Ekonomi

Pavarësisht normave të larta të interesit, shoqëruar nga pasiguritë për të ardhmen, qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë trokitën më shpesh në banka gjatë tetorit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se 11 bankat tregtare në vend dhanë 30.6 miliardë lekë hua gjatë tetorit, për ta çuar në mbi 246 miliardë lekë kredinë e re në 10 muaj.

Shqiptarët po marrin më shumë kredi, pavarësisht normave

“Zgjerimi i kredisë së re, si konsumatorë dhe hipotekore po vjen si pasojë e reduktimit të inflacionit dhe rritjes së pagave. Shtimi i të ardhurave i bën ata deri diku më optimistë për të investuar”, u shpreh ekspert për ekonominë, Eugen Musta.

Shqiptarët po marrin më shumë kredi, pavarësisht normave

Të dhënat tregojnë se kredia e re për individët në tetor u rrit në 74.7 miliardë lekë, nga 71 miliardë gjatë 2022-shit. Qytetarët kryesisht i drejton bankës kur janë duke blerë shtëpi. Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë që përpiqen t’u qëndrojnë larg kredive, pavarësisht se shpesh marrja e tyre bëhet gati detyrim.

Shqiptarët po marrin më shumë kredi, pavarësisht normave

“Nuk di se ça është kredia. Çmimet janë shumë të larta, veçanërisht për apartamente. Vetëm emigrantët mund t’i mbulojnë ato kosto”, thotë qytetari.

Të dhënat tregojnë se në total, qytetarët shqiptarë kanë marrë në banka 197.7 miliardë lekë dhe rreth 825 milionë euro kredi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli