Pavarësisht suksesit në uljen e inflacionit, lufta e bankave qendrore nuk duhet të konsiderohet e përfunduar.
Për zëvendësguvernatoren e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi situata mbetet delikate për shkak të pasigurive gjeopolitike, ndryshimeve klimatike dhe ato demografike.
Argumentet, Minxhozi i parashtroi në punimet e samitit vjetor të vendeve të rajonit, të mbajtur në Malin e Zi. Ajo theksoi gjithashtu se mbetet e rëndësishme që politikat monetare të bashkërendohen me politika të kujdesshme fiskale dhe të mbështeten nga reforma strukturore. (A2 Televizion)