Trend apartamentet me qira ditore, shqiptarë e të huaj po investojnë më shumë në këto struktura

Nga Marinela Lina
18 Qershor 2024, 15:42 | Ekonomi

Me rritjen e fluksit të turistëve në vend, apartamentet me qira ditore ndodhen në momentin e tyre më të mirë duke mirëpritur një numër të lartë, kryesisht në këto struktura.

70% më shumë se një vit më parë apartamente të qirave ditore janë listuar në platformat online vetëm në Tiranë duke arritur kështu në 2912 gjithsej.

“Trendi i ri pas pandemisë shumë apartamente që i kemi dhënë me qira 1 vjecare janë kthyer air bnb për shkak të kërkesës më të madhe të të huajve. Është kthyer në një trend kjo ka sjellë një përmirësim të apartamenteve që kanë investuar në airbnb. Ne njohim shumë persona që kanë më shumë se 5 apartamente përgjithsisht afër qendrës. Janë italianët, ukrainas polak, anglez Kanadaja.”

Ndalur në kryeqytet një apartament jepet mesatarisht për 49 dollarë. Për një shpeshtësi të përdorimit në më shumë se 50% të vitit kjo strukturë arrin fitime deri në 7 mijë e 600 dollarë në vit.

Një rritje e fitimit i ka shtyrë shqiptarë e të huaj të investojnë më shumë.

“Një mesatare është 50 euro nata, në apartamente të caktuara ka dhe nga 70 euro-100 euro nata. Pazari i ri, zona e Bllokut, Komuna e Parisit, Vasil Shanto, të gjitha zonat që kanë akses me qendrën e Tiranës. Me vitet e kaluara ka një rritje goxha të madhe. Qoftë nga turistët që kanë ardhur apo dhe nga cmimi investimet janë bërë më të mëdha.”

Por një ulje e cmimit sipas agjentëve të tregut do ta sillte dhënia e apartamentëve të blerë nga emigrantët por të cilat qëndrojnë të papërdorura.

“Ka shumë persona që i kanë blerë apartamentet dhe nuk i përdorin. Por nëse i nxjerrin do ishte mirë se do të ulte dhe cmimin i cili përgjithësisht qëndron i lartë.  Kërkesa e madhe por oferta më e vogël.”

Si vendasit por dhe të huajtë marrin më së shumti me qira një apartament të tërë në 92% të raste dhe më pak preferohen ato me 1 dhomë apo dhoma të përbashkëta.

Ndërsa sipas netë qëndrimeve preferojnë 58.1% të rasteve 1 natë, vijuar nga 30.4% të rasteve 2 netë dhe më pa këta që e përdorin mbi 1 muaj një apartament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos