
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer sot në orën 04:45 në rrugën “Haki Husha” Mjull-Bathore. Eksplozivi është vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk ka informacione në lidhje me motivet e ngjarjes.
“Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)