43 urdhër-arreste të SPAK, eksperti i sigurisë: Shpresoj të ketë prova të thelluara për të kërkuar dënim maksimal e sekuestrim pasurie

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 18:07 | Kronikë

Pas 43 urdhër-arresteve të SPAK për personazhe të botës së krimit, ku vetëm 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, eksperti i sigurisë Fation Softa shpreson që organi i akuzës të kopsitë dosjen për të kërkuar dënimin maksimal apo sekuestrimin e pasurisë.

Në studion e Ditarit në A2 CNN me Bruna Çifligun, ai tha se duhet një hetim i thelluar, pasi bëhet fjalë për dosje që përfshijnë afatin kohor nga 2018 -2021.

“Duhet hetim më i thelluar jo me prova që dalin më pas. Ne jemi në një spirale. Kemi këto persona e grupe kriminale që një pjesë i dënojnë dhe pjesë vijnë vërdallë. Një pjesë janë të fuqishme se kanë ekonomi, drejtojnë fushata, kanë influenca në zonë. Shpresojmë që këtë herë të ketë prova të thelluara që të shkosh në gjykatë dhe të kërkosh dënim maksiml të tyre dhe sekuestrim pasurie. SPAK këtë herë shpresoj të jetë më profesional se po flasim për dosje që përfshijnë efektet të gjatë kohor nga 2018 -2021 dhe këtu përfshihen përgjimet e ardhura nga aplikacioni. Këto kanë ndihmuar”.

Ndërsa i pyetur për ngjarjen që tronditi vendin disa ditë më parë në Baltëz të Fierit ku u vra efektivi i policisë Nevouz Cenaliaj dhe autori u vetëdorëzua pas 3 ditësh pas negociatave me familjarët, eksperti Softa sjell në vëmendje mungesë e helikopterëve të Policisë që në ngjarje të tilla kriminale janë shumë të rëndësishëm.

“Kjo është fatkeqësia që Policia nuk ka një helikopter. Ne i përdorim për dasma e videoklipe, po jo për policinë. Helikopteri është shumë i rëndësishëm për forcat speciale. Ka dy elementë helikopteri; E para është për të çuar sa më shpejt një forcë elitë dhe e dyta mund të ngrihet dhe të orientojë forcat në terren dhe këtë e kemi parë në të gjithë botën. Pse nuk investon? Ne investojmë satelitët, 6 milionë euro dy satelitë përse u përdorën? Ne po gjejmë me Guardia Di Finanza, duhet të kishim helikoptertë tanë. Dikur ka pasur helikopter, sot nuk ka. Sot krimi është i sofistikuar dhe duhet të përqëndrohen në zona të caktuara. Vlora duhet të ketë një zonë, Tirana po ashtu dhe në veri”.

Ai hedh poshtë pistën e hakmarrjes, por thekson se Azgan Mërnica mund të ketë urrejtje të kultivuar për strukturat e policisë

“Pista e hakmarrjes nuk është e besueshme se ishte me nënën e tij në mjet. Nuk mund të shkosh me nënën. Kemi një dinamikë që e përjashton këtë mundësi, por nuk përjashtojmë mundësinë që personi mund të ketë urrejtje për strukturën policore ka babain në burg. Ëhstë rritur në ambient ku kjo urrejtje mund të jetë kultivuar. Ishte një video ku ai thoshte; nuk jam penduar. Duhet të shohim psikologjinë e tyre. Momenti kur shkon në gjykatë është i veshur me antiplumb, se ai mund të goditet edhe nga hakmarrja. Ka vrarë një djalë në një familje, para se të jetë polic. Hakmarrja është bërë fenomen. Po paguajnë aq shumë para për të vrarë njerëzit sa do të kishim mundësi të shpëtonim shumë njerëz”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos