70 vjet burg për bandën shqiptare të kokainës që drejtohej nga dy vëllezër

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 08:03 | Kronikë

70 vjet burg për bandën shqiptare të kokainës që

Një gjykatë në Britani ka dhënë një dënim total me 70 vite burg për një bandë shqiptarësh që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në disa zona të vendit.

Banda e mirëorganizuar e shqiptarëve, e kishte bazën e saj në Derbyshire, por e kishte shpërndarë ndikimin e saj dhe në Leicestershire dhe East Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ajo drejtohej nga vëllezërit Edmond dhe Eduard Haziri dhe miq e të afërm të tyre, të cilët e merrnin kokainën në Londër dhe më pas e shpërndanin në të gjithë rrjetin në Leicester dhe Midlands, ku mblidhnin dhe paratë.

Anëtarët e bandës u akuzuan për furnizim kokaine dhe të gjithë u dënuan në Gjykatën Derby Crown:

Edmond Haziri, 36 vjeç – i dënuar me 15 vjet burg.

Eduard Haziri, 34 vjeç – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.

Grazmend Hoxha, 47 vjeç – i dënuar me 11 vjet burg.

Alban Krasniqi, 34 vjeç – i dënuar me nëntë vjet burg.

Samuel Stoica, 25 vjeç – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.

Simion Stoica, 22 vjeç – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.

Kristi Prifti, 23 vjeç – i dënuar me katër vjet burg.

Joshua Garrigan, 32 vjeç – burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Razvan Manoliu, 27 vjeç – ​​burgosur për dy vjet e tetë muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos