Aksident në autostradën Fier-Lushnje në afërsi të vendit të quajtur pushimi i shoferit. Një motoçikletë është goditur nga një automjet dhe pasi ka humbur ekuilibrin është fërkuar në anësoren e një autobusi. Pas përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor i ambulancës dhe nuk ka pranuar të shkojë në spital.
Policia në vendngjarje ka disiplinuar trafikun dhe po dokumenton ngjarjen. Sipas të dhënave të para motoçiklisti që nuk kishte në kokë maskën mbrojtëse është lënduar pasi është rrëzuar në asfalt.
Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas dëshmitarëve okularë drejtuesi i motoçikletës udhëtonte në mes të karrexhatës dhe fillimisht është goditur nga një autoveturë, e cila është larguar dhe më pas është përplasur në anësore me autobusin. (A2 Televizion)