Aksident në Lushnje, kamioni me bulmet përplaset me shtyllën elektrike

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 12:42 | Kronikë

Aksident në Lushnje, kamioni me bulmet përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të shtune në rrethrrotullimin e Savrës, në Lushnje.

Raportohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara fillimisht shenjat e sinjalistikës, duke përfunduar i përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.


Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për tu trajtuar me ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të kamionit, i cili kthehej nga Tirana dhe kishte ngarkesë bulmeti.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni