Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Me armë dhe stema si të policisë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 10:04 | Kronikë

Me armë dhe stema si të policisë në makinë, arrestohet

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap duke qarkulluar me armë dhe pajisje të ngjashme me ato të policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Siri Kodra", me një automjet tip "Benz", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "The night", për kapjen e tij Gjatë operacionit, në rrugën "Siri Kodra", është lokalizuar automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu