I gjenden doza me heroinë në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Laprakë

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 10:56 | Kronikë

I gjenden doza me heroinë në banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Laprakë në kuadër të operacionit "Tempulli 2". Sipas policisë, në rrugën "Gjergj Legisi", në Laprakë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi R. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

“Vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 71 numri i shtetasve të ndaluar.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, doza me heroinë, që ju gjetën 35-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli 2", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën "Gjergj Legisi", në Laprakë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi R. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos