Mbante mbyllur gruan, nënën dhe vajzën, pranga 35-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 08:35 | Kronikë

Mbante mbyllur gruan, nënën dhe vajzën, pranga 35-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

Sipas raportimeve, J. Zh. mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke iu ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe iu bllokonte valët e telefonit, duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos