Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

I bënte zhurmë gjatë natës, 50-vjeçari plagos me armë komshiun në Durrës

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 07:17 | Kronikë

I bënte zhurmë gjatë natës, 50-vjeçari plagos me

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, pas një sherri momental që pati me komshiun e tij, në lagjen nr.4.

Sipas të dhënave nga policia e shtetit, 50-vjeçari Gentian Kuqi qëlloi dy herë me pistoletë fqinjin Mikel Spirollari dhe më pas me shpejtësi u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi Kuqi i ka kërkuar fqinjit të tij që të mos bëjë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes në banesë.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, teksa autori është vënë në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes, do të ketë njoftim të dytë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli