Aksident tragjik në Tiranë – Durrës, makina përfundon në kanal, vdes një 33-vjeçar

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 10:17 | Kronikë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë – Durrës, si pasojë e të cilit, një 33-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dyshohet se shtetasi Erman Dervishi, 33 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë ai ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal dhe nga ky aksident, 33-vjeçari ka humbur jetën.

“Durrës/Informacion paraprak: Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos