Lirohet shqiptari i dënuar përjetë, ADN e shfajësoi për krimin makabër

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 11:18 | Kronikë
Lirohet shqiptari i dënuar përjetë, ADN e shfajësoi për
Automjete policie në Greqi

Një histori si nëpër filma ajo e shqiptarit Jani Zoto në Greqi, i cili u shpall i pafajshëm pas 8 vitesh për një krim të rëndë në ishullin Kos, ku mbeti e vrarë me thikë bashkëjetuesja e tij nga Rumania.

54-vjeçari nga Shqipëria u arrestua në atë kohë për masakrimin e 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, me origjinë nga Rumania, me të cilën ai bashkëjetonte prej kohësh.

Ngjarja shkaktoi bujë të madhe në ishull dhe shqiptari u arrestua nga autoritetet si i dyshuari kryesor, edhe pse ishte ai vetë që lajmëroi policinë për skenën e rëndë që pa në shtëpinë e tij.

Për këtë ngjarje, ndonëse nuk kishte prova të mjaftueshme, Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Në muajin prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, Policia greke dëshmoi për pafajësinë e shqiptarit për shkak të ADN-së së paidentifikuar që u gjet në thikën dhe trupin e viktimës.

Zoto doli nga burgu në prill të këtij viti, por me detyrimin që të mos largohej nga Greqia. Në korrik pas një grabitje në një dyqan në Gjermani, u arrestua një pakistanez, i cili mes të tjerash dëshmoi se kishte kryer një krim në Greqi dhe kjo gjë më pas u verifikua dhe nga ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes.

Nga raportimet e policisë greke mësohet po ashtu se pakistanezi në vitin 2014 banonte në të njëjtin pallat me çiftin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani