Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Duam 5 mijë euro”, 42-vjeçari shqiptar dhe dy djemtë e tij dhunohen brutalisht nga 6 persona në Greqi

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 19:59 | Kronikë

“Duam 5 mijë euro”, 42-vjeçari shqiptar dhe dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar bashkë me dy djemtë e tij, janë dhunuar brutalisht nga 7 grabitës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kolonos.

42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në sheshin kryesor të qytetit, kur disa persona të panjohur iu afruan. Ata ishin të veshur me rroba të zeza dhe kapuç.

Ishte "koka" e bandës, që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro. 42-vjeçari shqiptar është përgjigjur se nuk do t’i japë paratë që kërkon dhe më pas gjashtë autorët e tjerë kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur.

Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij. 23-vjeçari ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është marrë varësja e floririt nga qafa.

Autorët janë larguar me vrap, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Kryqin e Kuq, ku iu është dhënë ndihma e parë. Sipas dëshmive të viktimave, kreu i bandës është bashkëkombës i tyre dhe është vetëm 18 vjeç, ndërsa rezulton si një person me precedentë të shumtë kriminalë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi