Sherr masiv me sende të forta dhe thika në Elbasan, tre persona përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 13:02 | Kronikë
Sherr masiv me sende të forta dhe thika në Elbasan, tre persona
Foto ilustruese

Një sherr me sende të forta dhe mjete të mprehta ka ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan.

Policia bën me dije se nga ngjarja tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital. Dy prej tyre M. K. dhe F. K., pas marrjes së mjekimit kanë dalë nga spitali, ndërsa Xh. M., ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, XH. M., M.K., ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë. Ende nuk dihen shkaqet e nisjes dhe degradimit të konfliktit mes të rinjve.

“U konfliktuan me sende të forta dhe mjete të mprehta, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Xh. M., 28 vjeç per veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-M. K., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, në fshatin Labinot-Fushë, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni