Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Konflikti te "Kepi i Rodonit", arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 09:31 | Kronikë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 8 persona, mes të cilëve dhe ish-deputetin Mark Frroku në lidhje me përplasjen e dhunshme që ndodhi një ditë më parë në zonën e “Kepit të Rodonit”, mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës për pronësinë e tokës në zonën bregdetare.

Ish-deputeti Frroku mësohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe për këtë arsye është vënë në pranga.

Një ditë më parë, banorët e fshatit Shetaj, B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta me rojet e parkut, përfaqësues të kishës katolike.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike N. S., M. F., M. L. dhe P. D., po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Përplasja midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani