Përplasja fizike te Kepi i Rodonit, reagojnë përfaqësuesit e Kishës, tregojnë se ç’ndodhi në të vërtetë

Nga Elitjona Doko
29 Tetor 2023, 18:01 | Kronikë
Përplasja fizike te Kepi i Rodonit, reagojnë përfaqësuesit e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku tetë persona janë përfshirë në sherr fizik. Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt,  B. K., E. R., Y. R., O. R., N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie.

Lidhur me situatën në Kepin e Rodonit, përfaqësues të Kishës bëjnë me dije për A2 se: "Disa persona me një autorizim nga Provinca Françeskane e Shkodrës kanë gjetur pretekst për të hyrë si “vëzhgues” roje të pronës, për ta ruajtur nga dëmtimet, por realisht po kryejnë punime të paligjshme dhe pa asnjë autorizim nga askush (edhe pa asnjë leje) dhe po rrethojnë tokën e z. Bajram Kaçuli, që e ka me certifikatë të rregullt pronësie".

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi