Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Dhunohet polici në Tiranë, autorët i vjedhin dhe armën e shërbimit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 16:52 | Kronikë
Dhunohet polici në Tiranë, autorët i vjedhin dhe armën e

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, një efektiv policie, i ndodhur jashtë shërbimit është dhunuar nga dy persona pas një konflikti të çastit.

Pasi e kanë goditur me grushte punonjësin e policisë, dy autorët i kanë vjedhur edhe armën e shërbimit, duke u larguar nga vendngjarja. Më pas njëri prej tyre, 34-vjeçari me inicialet E.T., është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën "Foto Xhavella", dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli