Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 100%
  • E pamundur 0%

Aksident në Librazhd-Elbasan, makina përplas motorin, ka të plagosur

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 16:10 | Kronikë
Aksident në Librazhd-Elbasan, makina përplas motorin, ka të
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin Librazhd – Elbasan. Makina me drejtues një 75-vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 51-vjeçar dhe si pasojë ky i fundit u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. 

"Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur "Kthesa e panoramës", automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.  Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale", njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu