Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Aksident me vdekje në Savër të Lushnjes

Nga Çaku Tafa
29 Tetor 2023, 18:35 | Kronikë

Aksident me vdekje në Savër të Lushnjes

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Savër në Lushnje.

Një vajzë 28-vjeçare duke udhëtuar me mjetin e saj tip “Toyota” ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se këmbësori i ka prerë rrugën ndërkohë që është ende i paidentifikuar.

“Fier/Informacion paraprak: Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së  automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe  ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi