Një i ri shqiptar ndër 12 personat më të kërkuar të momentit në Londër

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 18:28 | Kronikë
Një i ri shqiptar ndër 12 personat më të kërkuar
Në foto, shqiptari Ron Domi

Policia e Londrës ka publikuar fotot dhe emrat e 12 personave më të kërkuar, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i akuzuar për përdhunim.

Bëhet fjalë për shtetasin Ron Domi, për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë me qëllim gjetjen e të riut, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë adoleshente.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër. Oficerët e policisë besojnë se njerëzit mund ta kenë parë sulmuesin dhe viktimën e tij në zonën Bramingham Ëoods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30.

Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në   Edmonton ose në zona të Londres Veriore, por edhe në Shqipëri. Policia londineze u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni