Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli liron Ilir Selmanin

Nga Armand Bajrami
19 Qershor 2026, 14:17 | Kronikë

Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli liron Ilir Selmanin

Apeli i Posaçëm liron nga paraburgimi Ilir Selmanin, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Apeli ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit, për shkak të skadimit të afateve ligjore dhe ka caktuar ndaj tij masën e "arrestit në shtëpi".

Selmani po rigjykohet në Apel, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që prishi dënimin me 25 vite burg të dhënë ndaj tij.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

VENDOSI:

-Pranimin e kërkesës, konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurin I.S të lidhur me masën e sigurimit “Arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr. 145 datë 10.10.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, verifikuar me vendimin nr.43 datë 17.04.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit I.S duke urdhëruar të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në rrugën “*”, banesë private, nr. * Tiranë.

-Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi me anë të mbikëqyrjes së pa ndërprerë të qëndrimit në banesë të të pandehurit I.S.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.S dhe shoqërimi i tij për në banesë për ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditësh nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

-U shpall në Tiranë, sot më datë 19.06.2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos