Jamarbër Malltezi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Përmes avokatëve të tij, Malltezi, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tij në "arrest shtëpie".
Në rekursin e depozituar, ditën e djeshme, avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që, klienti i tyre të jetë pa asnjë masë sigurie, me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Më herët, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga SPAK, i cili kërkon kthimin në burg të Malltezit. (A2 Televizion)