Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i mbytur në një kanal 33-vjeçari nga Durrësi

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 13:05 | Kronikë

Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i mbytur në një kanal

Një 33-vjeçar nga Durrësi është gjetur i pajetë nga policia, një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur.

Autoritetet sqarojnë se i riu është gjetur i mbytur në një kanal me ujë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 33-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos