A2 CNN mëson se urdhrat e ekzekutuar mëngjesin e sotëm kanë qenë për kontroll banese të vëllait të Veliajt, Arbër Veliajt, kontroll personal të Ajolës dhe sekuestrimi i telefonit të saj për kqyrje të mëtejshme.
Ndërkohë, SPAK ka reaguar zyrtarisht pas kontrollit në banesë të ushtruar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment", lexohet në njoftimin e SPAK-ut.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher. Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane. (A2 Televizion)