Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Nga Armand Bajrami
9 Qershor 2026, 10:36 | Kronikë

Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 24 qershor, ora 09:00, seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i pandehur në dosjen "Buka sha".

Seanca e së martës dështoi për shkak të mungesës së prokurorit Elvin Gokaj, i cili njoftoi gjykatën se ishte angazhuar në disa veprime të ngutshme hetimore.

Në dosjen "Buka sha" Ahmetaj gjykohet në mungesë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos