Dosja e Ilir Beqajt për çështjen SASPAC, GJKKO ia kthen SPAK, afat deri në 30 tetor për plotësimin e hetimeve

Nga Armand Bajrami
27 Korrik 2026, 15:53 | Kronikë

Dosja e Ilir Beqajt për çështjen SASPAC, GJKKO ia kthen SPAK,

Gjykata e Posaçme ka rikthyer në SPAK për plotësimin e hetimeve dosjen SASPAC, ku është i pandehur edhe ish-ministri, Ilir Beqaj, raporton A2 CNN. Gjykata i ka caktuar detyra Prokurorisë së Posaçme, të cilat duhet t'i përmbushë deri në 30 tetor.

Detyrat që i la Gjykata SPAK-ut:

Përkthim i akteve që janë në anglisht

Ekspertim teknik dhe ekonomik

Akuzat e paqarta: të saktësohet cilësimi juridik i akuzave

Beqaj po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal” në dosjen “Sterilizimi”. Paralelisht, ai është i pandehur në dosjen “SASPAC”, ku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “korrupsionin” dhe “pastrimin e parave”, çështje që ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos