Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kontrolle të imtësishme në Vlorë

Nga Jerola Ziaj
22 Prill 2024, 13:17 | Kronikë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë “FNSH”, po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit të Vlorës.

Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.

Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për persona të shoqëruar apo të ndaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi