Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Grabitet një dyqan celularësh në “Myslym Shyri”, policia 5000 euro “për kokën e autorit”

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 10:54 | Kronikë

Një dyqan celularësh ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur, ditën e sotme, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”. Mësohet se autori, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një pistolete, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e M. F., dhe më pas është larguar.

Ai është pikasur nga kamerat e sigurisë dhe policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

“Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi