Shkodër, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Nga Ergys Kavaja
8 Shkurt 2024, 18:15 | Kronikë

Shkodër, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Drejt një mjeti është qëlluar me armë zjarri. Raportohet për një person të plagosur.

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj, ka folur për plagosjen ndaj shtetasit Selami Brahimi, e ndodhur në lagjen "Xhabiej". Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët si dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50, në lagjen "Xhabiej" është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi, i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla", u shpreh drejtori Sulaj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku", Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos