Zbardhet ngjarja e rëndë në Korçë, ku sot në mëngjes u raportua se një i moshuar ishte grabitur dhe rrahur në banesën e tij. Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe kapë autorin e përleshjes me të moshuarin.
Pista e grabitjes ka rënë poshtë, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se në gjendje të dehur, dy personat janë konfliktuar në banesë me njëri tjetrin për motive të dobëta.
Edhe autori, Gëzim Agollari mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën. Mësohet se autori është shok me të moshuarin, me po të njëjtën moshë si i plagosuri.
Sipas burimeve, i plagosuri Gaqo Tili është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore por jashtë rrezikut për jetën. Ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës dhe janë zënë pa asnjë shkak konkret. (A2 Televizion)