Plagosje me thikë në Vlorë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 22:41 | Kronikë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Mësohet se një 61-vjeçar është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, G. Sh., 43 vjeç, plagosi me thikë në ambientet e një lokali, P. Z., 61 vjeç. Autori ndërkohë është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

Kurse, i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Në polici është shoqëruar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë