Një automjet Golf 5 është shkrumbuar nga zjarri, këtë të mërkurë, në qytetin e Vlorës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit S. M, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)