Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy të arrestuar në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 09:19 | Kronikë

Ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy të

Dy të rinj të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në Tiranë. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, “Tempulli 2” janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kilogramë kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë